Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka konkurruar për drejtimin e Gardës e Republikës.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Artan Didi është mes 6 emrave aplikues për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Dritan Osmani, Emral Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajderinaj dhe Krenar Çerçani janë emrat e tjërë që konkurojnë për atë pozicion.
Didi dha dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit më 32 mars të vitit 2015. Aso kohe u tha se shkak për largimin u bë shkelja e procedurave ligjore të Shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku.
/a.r