Shtjella ciklonike nga Europa verirore po zbret në Mesdhe ku presim reshje shiu dhe rënie të temperaturave gjatë javës.
E Martë 02 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/30°C
– Zonat e ulëta 20/32°C
– Zonat bregdetare 21/29°C
Kosova për dt. 02 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –17°C në mëngjes deri në 27°C –31°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë 03 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe lokale. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/27°C
– Zonat e ulëta 18/30°C
– Zonat bregdetare 20/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari