Në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka raportuar se orët e fundit një i dyshuar serb ka gjuajtur me armë në drejtim të nëntë shqiptarëve.
Nëntë shqiptar të mitur derisa ishin duke luajtur basketboll në një poligon aty kishte ndaluar një veturë “Fiat-Punto” pa targa në të cilin gjendeshin pesë të dyshuar të panjohur serb, nga vetura kishte dalë njëri prej tyre me një shufër në dorë, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, familjarët e viktimave kanë ndërhyrë menjëherë duka ia marrë shufrën të dyshuarit dhe i kanë thënë të largohet, raporton Express.
Viktimat kanë vazhduar lojën në një lokacion tjetër por vetura me persona të dyshuar përsëri ishte kthyer dhe nga vetura ka dalë një i dyshuar dhe ka shtënë katër herë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.