Nga Eduard Zaloshnja
Të dhënat statistikore të kompanisë së mirënjohur FlashScore për dy ndeshjet tona të para në Euro24 (kundër Italisë dhe Krocisë) tregojnë se ne shënuam më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që patëm për shënim. Ndersa kundërshtarët tanë shënuan pothuaj aq gola sa ishin të mundshëm probabilisht në rastet që krijuan.
Sidoqoftë, rasti i mirë që pati Rei Manaj për shënim në minutën e ’90 me Italinë do të na kishte dërguar në kuotën e 4 golave dhe të 2 pikëve shumë të vlefshme deri më sot…
Po si janë statistikat në përgjithësi për dy ndeshjet tona të para?
Siç demonstrohet në tabelën e mëposhtme përmbledhëse, kemi qenë inferiorë në të gjitha statistikat, përveç faktit që kemi shënuar më shumë gola se sa ishin të mundshëm probabilisht.
Por sidoqoftë, inkurajuese për ndeshjen e vështirë që na pret me Spanjën është një statistikë shumë e rëndësishme: Ne kemi goditur 9 herë në kuadratin e portave kundërshtare, përkundrjet 10 herëve që na e kanë goditur ata…