Megjithëse duhen edhe diçka më pak se 24 orë nga sfida e parë e kombëtares tonë, ajo përballë Italisë, tifozët Kuq e Zi, kanë pushtuar që tani sheshet kryesorë në Dortmund.
Atmosferë, këngë, valle dhe entuziazmi në maksimum, doza e duhur e adrelinës për të nisur sa më mbarë këtë evropian dhe ashtu siç dinë të bëjnë vetëm tifozët tanë. Nesër pritet që afro 50.000 tifozë shqiptarë të mbushin “Signal Iduna Park”, në Dortmund.