Presidenti francez Fransua Holande nuk do të ndryshojë Kushtetutën me qëllim heqjen e kombësisë franceze për të gjithë personat e dënuar për sulme terroriste. Vendimi i tij vjen në kohën kur dy dhomat e parlamentit dështuan të pajtohen me reformën.
Tërheqja e këtij plani është një goditje e madhe për Francis Hollande, i cili e premtoi ligjin e ri gjatë fjalës së tij në parlament tre ditë pasi militantët islamikë vranë 130 persona në Paris.
“Tre ditë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe Saint-Denis, unë propozova ndryshime në Kushtetutë për të garantuar përdorimin më të mirë të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të hequr shtetësinë franceze të gjithë terroristëve.
Por një pjesë e opozitës i ka kundërshtuar këto propozime. Edhe pse më vjen keq për këtë qëndrim, pas konsultave me anëtarë të Asamblesë Kombëtare dhe kongresit unë vendosa t’i jap fund këtij debati.
Iniciativa e Holande përfshiu në debate të ashpra palët për disa muaj me radhë, ku kritikët i cilësonin këto ndryshime thjesht simbolike dhe jo efikase, transmeton oranews.