Rreth 360 milion qytetarët në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian patën mundësi të votonin në zgjedhjet Europiane nga data 6 deri me 9 qershor.
Rezultatet do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit Europian ndërsa frika e Brukselit Zyrtar lidhet me pushtetin që do të sigurojnë partitë e Ekstremit të Djathtë në këto zgjedhje.
Qendrat e votimit janë mbyllur në shumicën e vendeve te Unionit, ndërsa ne te tjera janë drejt mbylljes, përveç Italisë ku qytetaret do te mund te shprehin vullnetin e tyre politik deri ne orën 23.
Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të fitojë shumicën e votave në gjithë vendet e BE-së. Qendra e majtë ka pak parti në pushtet në Evropë, por pritet të dalë e dyta, ndërsa partitë e të djathtës ekstreme po synojnë sa më shumë vota në nivel kombëtar.
Gara me e madhe këtë të diel= ishte në Gjermani, vend ky i cili ka numrin me të lartë të deputeteve, 96 nga 720.
Sipas Exit Polleve të para Partia Konservad=tore CDU/CSU e drejtuar nga Ursula Von Der Leyen pritet të marrë rreth 30% të votave, Partia e Ekstremit te Djathte Alternativa për Gjermaninë pritet të dalë e dyta me 16.5% të votave, ndërsa një humbje të ndjeshme po shënon partia e Kancelarit Gjerman Olaf Shcholz sipas sondazheve paraprake. Socialdemokratet prite te sigurojnë vetëm 14% të votave.
Në Greqi sondazhet Paraprake nxjerrin Partinë Demokracia e Re e Kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis e cila pritet të marrë nga 28% deri ne 32 % të votave , në vend të dytë Syriza me rreth 18% dhe në vend të tretë Pasok me 13.9%.
E djathta Ekstreme pritet të Kryesojë edhe në Austri, Francë dhe Itali sipas sondazheve paraprake.
Parlamenti Evropian lidh direkt qytetaret e Unionit me institucionet e Bashkimit Evropian. Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje janë konsideruar si tejet të rëndësishme për të ardhmen e Unionit 27 anëtarësh.