Zbulohen të tjera detaje në lidhje me Eraldo Nevruzi, i cili rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Ai mësohet se ka qenë edhe në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë në skedarët e Policisë së i Tiranës, rezulton se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge. Në dhjetor të vitit që lamë pas ka qenë babi i Eraldo Novruzi ai i cili i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje ku më pas policia e ndaloi dhe më pas e procedoi penalisht.
I ati mësohet se kërkoi edhe urdhër mbrojtje gjë e cila është miratuar nga ana e gjykatës./m.j