Ministri Ulsi Manja ka replikuar në seancën e sotme të Kuvendit me deputetin e PD Edmond Spaho, duke thënë se nuk pajtohet me të kur thotë se vendi jonë është narkoshtet.
Manja u ndal edhe te etiketimet që deputetët e opozitës i bënë sot kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
“A jeni mo burra? Se është turp, një zonjë grua 60 vjeç, një tufë burrash këtu i thoshin ti je përfaqësuese e grupit Sinaloa. Keni qenë para nesh në këto karrige mo?
Ore ju e keni çuar në tragjedi kombëtare në ’97 dhe një ndjesë publike nuk e keni kërkuar. Ore ju ka bërë dëm vaksina? Bëtë nga dy apo tre? Mondi t’i mund të vish të më shash sa të duash, merri mbarë të gjitha, se njeriu varet si ndihet në fund të ditës, por ndahemi që jetojmë në një narkoshtet”, tha ai.
“Kryeministri bën mbledhje me narko-trafikantët. I qenka thyer lapsit Bild-it, RAI3… Ti aq e ke o Ulsi. Mua më vjen turp që përfaqësohem nga ty. Ti je ai që je kapur me zë për vjedhje votash, duke folur…”, iu përgjigj Spaho./m.j