Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni u pyet edhe lidhur me përfitimet që do të ketë ekonomia lokale nga mërrveshja për emigrantët e firmosur mes dy vendeve.
Rama theksoi se nuk i ka kërkuar asnjë Euro qeverisë italiane dhe se kjo është një marrëveshje e bërë me zemër. Kryeministri theksoi se nuk ka bërë asnjë kalkulim për fitimet që mund të ketë ekonomia lokale.
Edi Rama: E kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, anëtarësimit të saj në NATO apo në BE, si dhe fakti që Shqipëria pas qindra vjetësh nën regjime të imponuara ka zgjedhur që të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç ka të gjithë të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë një menu që kur ti do të kesh më shumë mundësi për të investuar në një rrugë të daljes përfundimtare të tunelit të shkuarës dhe ngjitjen në maje ku aspiron dhe nga ana tjetër pasi këto i ke marrë të gjitha kur vjen puna te sfidat dhe ato momente që nuk janë momente lumturie, pro janë momente pagjumësie të thuash jo.
Ne mund të thoshim jo siç thanë gjithë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirë të fatit, por duke qenë një vend që jemi në NATO por nuk kemi një fuqi ushtarake për të përcaktuar fatet e luftrave, na takonte ne edhe për traditën tone… Mos harroni jemi i vetmi vend në botë që kemi pasur më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore sësa para, pikërisht sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN-në e vet e ka të shkruar që ‘Shtëpi e shqiptarit ështe e zotit dhe e mikut’ dhe prandaj ne bëmë atë gjest jo i kalkuluar në ndonjë interes as duke menduar se çfarë do të fitojmë në pikëpamjen ekonomike sepse e thashë edhe më parë që ne po pagujmë për qëndrimin e disa qindra afganëve me shpenzimet tona.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Rama sqaroi se këtë marrëveshje mudn ta shfrytëzoj vetëm Italia dhe asnjë vend tjetër.
/a.r