• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kemi bërë asnjë kalkulim”, Rama për marrëveshjen për emigrantët: S’kërkuam asnjë Euro!

by A R
05/06/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni u pyet edhe lidhur me përfitimet që do të ketë ekonomia lokale nga mërrveshja për emigrantët e firmosur mes dy vendeve.

Rama theksoi se nuk i ka kërkuar asnjë Euro qeverisë italiane dhe se kjo është një marrëveshje e bërë me zemër. Kryeministri theksoi se nuk ka bërë asnjë kalkulim për fitimet që mund të ketë ekonomia lokale.

Edi Rama: E kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, anëtarësimit të saj në NATO apo në BE, si dhe fakti që Shqipëria pas qindra vjetësh nën regjime të imponuara ka zgjedhur që të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç ka të gjithë të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë një menu që kur ti do të kesh më shumë mundësi për të investuar në një rrugë të daljes përfundimtare të tunelit të shkuarës dhe ngjitjen në maje ku aspiron dhe nga ana tjetër pasi këto i ke marrë të gjitha kur vjen puna te sfidat dhe ato momente që nuk janë momente lumturie, pro janë momente pagjumësie të thuash jo.

Ne mund të thoshim jo siç thanë gjithë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirë të fatit, por duke qenë një vend që jemi në NATO por nuk kemi një fuqi ushtarake për të përcaktuar fatet e luftrave, na takonte ne edhe për traditën tone… Mos harroni jemi i vetmi vend në botë që kemi pasur më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore sësa para, pikërisht sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN-në e vet e ka të shkruar që ‘Shtëpi e shqiptarit ështe e zotit dhe e mikut’ dhe prandaj ne bëmë atë gjest jo i kalkuluar në ndonjë interes as duke menduar se çfarë do të fitojmë në pikëpamjen ekonomike sepse e thashë edhe më parë që ne po pagujmë për qëndrimin e disa qindra afganëve me shpenzimet tona.

Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund t’i imagjinoja në mediat italiane se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë Euro sepse në momentin që do të kërkonim Euro nuk do të ishim ne, një mik dhe një aleat që është aty kur një mik i madh si Italia thotë ‘a mund të na jepni një dorë’. Çfarë do të fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Kjo është e vërteta. Dhe është e tmerrshme të shohësh se si kjo marrëveshje është komentuar edhe deri tek dhënia e tenderave ndërkohë që gjithçka administrihet nga pala italiane. Ne kemi dhënë disponibilitetin e shtëpisë tonë për në problem që Italia na than a ndihmoni që ta adresojmë bashkarisht.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Rama sqaroi se këtë marrëveshje mudn ta shfrytëzoj vetëm Italia dhe asnjë vend tjetër.

/a.r

Next Post
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Meloni në Shqipëri, Andoni: Është konfirmim i mbështetjes ndaj kryeministrit Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com