Nga Spartak Ngjela
Kudo po dalin faktet e historisë së fshehur të shqiptarisë..
Pse pra janë kaq të shqetësuar?
Për ne që e njohim historinë, kjo ishte e pritshme. Shtypi italian në 60 përqind të tij, është me karakter provincial: kanë urrejtje kundrejt atyre që po shkëlqejnë në funksion historik, gjuhësor dhe kombëtar.
Por, jo aspak se ky mund të jetë në nivelin e shtypit serb.
Shtypi serb ka ligësinë e të thyerit në luftë nga shqiptarët dhe po gjendet në pamundësinë e vijimit në historinë moderne të Ballkanit Perëndimor, ku tani po spikat me shkëlqim bota shqiptare.
Gjithçka shqiptare po i shqetëson fqinjët, por tani koha ka sjellë modernizimin e qytetërimit, por edhe kohën ku historia e fshehur nuk mund të rrijë më pa u shtypur me masivisht në tekste shkencore të historisë.
Historia e fshehur qëllimisht e Shqipërisë dhe shqiptarisë tani po shpaloset përditë.
Heronjtë e shqiptarisë po dalin kudo: opinioni publik botëror po kupton se nuk ka histori reale të Evropës pa historinë reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve të mëdhenj të saj.
Kudo po dalin faktet e historisë së fshehur të shqiptarisë..
Kudo po identifikohen shqiptarët e mëdhenj.
Kudo po spikat historia e betejave të mëdha që janë drejtuar nga shqiptarët e mëdhenj.
Kudo ka një rivlerësim të gjerë e të thellë në kohërat historike, për shqiptarët. Por, pikërisht për këtë, po kuptohet vijimisht se e mërzitur po ndihet: politika e Serbisë, politika e Greqisë dhe politika e Rusisë.
Por sakaq po spikat edhe aleanca e fuqishme e dy shteteve shqiptarë në Ballkan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Të gjitha katedrat e universiteteve në Perëndim po gjenden në një situatë te re njohëse që kuptohet se prej saj po ndihen të mahnitur nga historia Iliri-Arbëri-Shqipëri-Kosovë që tani nuk mund të fshihet e as të falsifikohet më si deri tani.
Dhe koha po ecën në këtë kahe shumë historike që po i jep shqiptarëve ngritjen e përditshme të dinjitetit të tyre kombëtar.
Kudo ku janë, shqiptarët po rigrupohen si Iliria e dikurshme, e cila, më në fund erdhi e u rishfaq me arbërit modernë të Ballkanit në dy shtete të pavarur, Shqipëri e Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Turqi, në Britani, në Amerikë, në Australi e kudo nëpër botë.
Koha e shqiptarisë nuk mund të qëndrojë më në vend e as të kthehet mbrapa: ajo po ecën drejt Arbërisë së Mesdhe e moderne që po gëlon nga gjuha shqipe.
Prisni dhe shikoni…
Kur kandidoi përballë E.Ramës,mu dha rasti dhe mundësia të meŕja pjesë në takimin e këtij tipit me përfaqësues të përndjekurve politikë. Çfarë kisha lexuar e dëgjuar ndër biseda,kisha respekt e kërshëri. E dëgjova. Në largim i them shokut që ma mundësoi prezencen:”Ky qenka i rrjedhur,fatkeqësi për opozitën”. Ashtu doli. Ju lutem mos e përfillni.Lëreni në atë që i ka caktuar i madhi Zot .