Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Lidhur me këtë kanë diskutuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, deputetja e PS, Pranvera Resulaj dhe ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj.
Resulaj ka treguar të gjitha kategoritë që përfitojnë rritjen e pagave, ndërsa Nunaj ka thënë se reforma është e pamjaftueshme, pasi duhet dhe reformë në burimet njerëzore.
Resulaj: Duhet të kuptojmë që në vazhdimësi do të kemi një rritje të pagave, në kuadrin e asaj që është reforma e pagave. Do të shtyhet më tej dhe do të mbërrijë te ajo që është paga mesatare 900 euro. Kjo do të vazhdojë për gjatë gjithë vitit 2024. Madje deri në fund të vitit paga mesatare parashikohet të shkojë diçka më shumë se 104 mijë lekë, por brenda qershorit do të realizohet ajo që është parashikuar ajo që është parashikuar për pagën 900 euro, duke e zhvendosur Shqipërinë nga vendi me pagën më të ulët në rajon. E rëndësishme është të theksojmë se do të përfitojnë të gjitha kategoritë e administratës qendrore dhe lokale. Këtë herë do të kemi dhe një shkëputje për sa i përket punonjësve të njësive vendore. Duhet ta theksojmë që fillon rritja në mënyrë të mënjehershme në kategoritë më sensitive, duke filluar me mësues, mjekë dhe mbrojtja. Ato që kanë përfituar rritjen e plotë vitin e kaluar, nuk përfitojnë. Ndërkohë, që kategoritë që nuk kanë përfituar do të përfitojnë.
Nunaj: Ne e dimë që ky është dhe një objektiv i buxhetit të shtetit të 2024 për të realizuar këtë pagë mesatare 900 euro në sektorin publik. Në analizën time, unë gjykoj që është e pamjaftueshme, sepse një rritje page duhet shoqëruar dhe me një reformë të burimeve njerëzore që nënkuptohet që nëse ne e kemi numrin e individëve që të punojnë në administratën publike. Edhe e dyta duhet shoqëruar dhe me matjen e produktivitetit që jep administrata publike. Neve kemi të bëjmë me një administratë që gjithmonë dhe më tepër po digjitalizohet në veprimet e saj dhe po bëhet shumë herë më e lehtë. Kjo do të thotë që një numër funksionesh që bëheshin në mënyrë manuale, tani kryen online. Kjo nënkupton që këta punonjës bëjnë shumë më pak orë pune, sepse do të punojë makineria. Kjo reformë duhet të ishte bashkangjitur burimeve njerëzore./m.j