Këngëtari Kastro Zizo ka humbur të ëmën këtë të martë. Është vetë ai që e ka njoftuar humbjen e nënës, në faqen e tij në Facebook.
“Me le nënë…U prehsh ne paqe. Pa ty bota do jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj. Varrimi nesër në 14:00 në varrezat e Tufinës,” shkruan Kastro në Facebook.
Nëna e këngëtarit u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Stafi i Report Tv i shpreh ngushëllimet e sinqerta këngëtarit.