Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme po ndikojnë Mesdheun duke mbajtur kushte atmosferike të paqëndrueshme në fillimin e javës.
E Mërkurë, 29 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë. Era do të fryjë me drejtim perendim (W) me shpejtësi 8 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/22°C
– Zonat e ulëta 14/24°C
– Zonat bregdetare 15/25°C
Kosova për dt. 29 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 30 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8-15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4- me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 14/27°C
– Zonat bregdetare 16/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari