Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian.
Në një intervistë të dhënë në podkastin britanik “The Rest is Politics”, ai tha se është shumë e rëndësishme që të shqyrtohet procesi i zgjerimit, duke iu përgjigjur edhe akuzave se Greqia është bërë pengesë për vendet si RMV dhe Shqipëria.
Ai tha se kjo është e pavërtetë se e mbështesin plotësisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Mitsotakis nuk la pa komentuar edhe “tensionet” me Maqedoninë e Veriut, sidomos pas deklaratës së presidentes së re se cila gjatë betimit i përdori emrin “Maqedoni”.
Kryeministri grek ritheksoi: “Kam pasur disa çështje reale me Marrëveshjen e Prespës, të cilën e ka lidhur qeveria e kaluar.
Por e kam respektuar. Ne u përpoqëm të bashkëpunonim me Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë në udhëtimin e saj evropian.
Por, për t’u afruar me Evropën, duhet të respektohet legjislacioni evropian dhe të bëhet përparim në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit. Çfarë do të thotë në praktikë të bëhesh anëtar?
Cilat janë ndoshta fazat e ndërmjetme që ne mund të vendosim për këto vende në mënyrë që ata të kuptojnë se ndërsa përparojnë, do të ketë përfitime.
Sepse tani duhet të jemi të sinqertë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk besojnë se do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Është një problem i madh”, tha Mitsotakis./m.j