Kreu i Rithemelimit Sali Berisha duket se ndjek nga arresti i shtëpisë çdo aktivitet të kryeministrit Edi Rama. Ai ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit me shqiptarët e diasporës në Itali, duke publikuar ato që ai i quan mesazhe nga “qytetari dixhital”
Në disa foto të publikuara nga Berisha duken një grup arsimtarësh, të cilët Berisha supozon se janë dërguar nga Rrësheni drejt Milanos, në krye të të cilëve qëndron Marjana Suli Brozi.
Por ka qenë vetë kjo e fundit ajo që përgënjeshtruar Berishën duke i bërë një koment në postim.
“Vetëm se ti (Sali), je brenda dhe del ne dritare…ne të tjerët shijojmë lirinë (njerëzore, juridike dhe bashkë me to edhe duam të ardhmen…) Qytetari digjital të paska rrejtë përsëri o Sali. Të dielën një mësues e ka pushim e unë si një emigrante 30 vjeçare erdha të dëgjoj atë që ti s’do e bëje kurrë. Pensionin tim në dy shtete ta kem të drejtë të ligjshme…”, shkruan ajo në koment.
“Sali ti je me liri të kufizuar, unë jam qytetare e lirë, qytetare Europiane sepse gëzoj dy shtetesi, une jam e lirë te shoh te ardhmen ne dritën e syrit dhe falenderoj Zotin që se pashë kurrë tek ti. E diela pushim Sali Efendi. Të tjerat verifikoi po deshe duke parë mundësinë tënde të mos daljes jashtë jo në dritare ti ofroj unë çfarë të duhet. Emigrantet sot në Itali dëgjuan me veshët e tyre se janë më ne vëmendjen e shtetit shqiptar”, shkruan ajo në një tjetër postim të bërë në rrjete sociale.