Manchester United ka bërë një paraqitje të madhe ndaj Manchester City-t të Guardiola-s dhe ka arritur të triumfojë 2-1 në finalen e FA Cup duke rrëmbyer kupën.
Garnacho shënoi golin e parë në minutën e 30 pas një gafe të pafalshme të Kroacisë Gvardiol, ndërsa vetëm 9 minuta më pas ishte talenti Mainoo, i cili realizoi edhe golin e dytë për “Djajtë e Kuq”, pas asistmit të jashtëzakonshëm të Fernandes.
Ndërkohë, pjesa e dytë i takoi City-t për të reaguar në këtë sfidë, por të besuarit e Guardiola-s arritën të realizojnë vetëm një gol me anë të Dokut.
Pas dështimit në kampionat, ky ishte triumfi i duhur në momentin e duhur për United, të cilët tashmë do të marrin pjesë edhe në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
/a.r