Nën drejtimin artistik të Edit Pula, tek ky festival është ndërthurur tradicionalja dhe bashkëkohorja duke sjellë performanca magjike nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë në poezi, kërcim dhe muzikë.
Mbrëmjen e së hënës spektakël dhuroi artisti suedez Mats Erlandsson me një performancë elektro-akustike, e cila u prit me entuziazëm nga shqiptarë dhe të huaj.
Ndërsa Pula tha se pjesë e këtij festivali do të jenë 150 artisë, shqiptarë dhe të huaj që do të performojnë në netët e majit.
“Ky festival ka si qasje promovimin e artistëve shqiptarë po aq sa artet ndërkombëtare në Shqipëri. Do zhvillohen artet më të çuditshme dhe artet familjare. Artistët ndërkombëtarë vijnë me dance bashkohor, kemi teatër kukullash.
Mes tjerash ajo tha se jo vetëm të rinjtë por interes kanë treguar dhe mosha e tretë.
“Të rinjtë kanë interes, por gjëja më e bukur dhe interesante është se ka më shumë ofertë kulturore për brezin e tretë. Vijnë familjarë dhe të huaj që i bashkohen këtij festivali”-nënvizoi ajo.