Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ndër të tjera është pyetur nga deputetët në seancë edhe për çështjen “Beleri” dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga shteti grek.
Kreu i SPAK ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje, duke u shprehur se asnjë shtet nuk ndikon të veprimtaria e Prorkurorisë.
A ka ndërhyrë Greqia për çështjen Beleri?
“Ne jemi prokurorë dhe i bindemi vetëm Kushtetutës. Asnjë shtet i huaj nuk ka shans të ndërhyjë në punën tonë as të intimidojë prokurorët e SPAK”, tha Dumani./m.j