Marrëdhëniet seksuale ndikojnë në masë shumë të madhe tek mirëqenia jonë.
Seksi është i shëndetshëm. Për shumë arsye por studimet e fundit tregojnë se, ka disa shqetësime shëndetësore tek të cilat seksi ndikon shumë. Për mirë, sigurisht! Lexoni më poshtë:
Dhimbja e kokës: Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.
Ftohjet: Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar ë shërimin e gripit dhe të ftohtët, shkruan Anabel. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.
Pagjumësia: Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.
Depresioni: ‘Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina’, thotë James Coan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Virginia-s. Është e qartë se seksi i rregullt baraspeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve. /Telegrafi/