Nga ana e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u finalizua me sukses operacioni i koduar “Shpiragu”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Mynyr Nuhu, 52 vjeç, banues në fshatin Mjeshovë, Berat.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Mjeshovë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
7.5 kg lëndë narkotike marijuanë,
23 bimë narkotike canabis sativa, të mbjella në kubik,
1 automatik, model 56, kalibër 7.62 mm,
6 arka municioni me 4500 fishekë,
1 krëhër automatik me 25 fishekë,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.