Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës kundër parkut të liqenit, protestë gjatë së cilës u ndalua ish-deputeti i PD Ndriçim Babasi. Veliaj tha se nuk ëhstë e moralshme të protestojë për mjedisin një person i cili sipas tij ka dëmtuar malin e Skënderbeut në Krujë me biznesin e guroreve dhe gëlqeres. Po ashtu, sipas Veliajt, nuk është e moralshme të protestojë kreu i opozitës Basha, i cili sipas Veliajt fëmijët e tij i ka lënë të jetojnë në Holandë.
“Më vjen keq për ata politikanë që fëmijët e tyre jetojnë në Hollandë, dhe vijnë sulmojnë komisariatet. Ai vendosi që fëmijët e tij të rriten në Hollandë, dhe proteston që fëmijët mos të kenë një park lojrash. Zoti Babasi që është në komisariat, është një njeri që i cënohen interesat. Parkingu te stadiumi Dinamo ishte zaptuar prej tij. Atje përdoret nga qytetarët tani, dhe nuk shiten më makina. Shkoni në Krujë dhe shikoni si është rrjepur mali, dhe ky Çimi bën si dashnor i mjedisit”, tha Veliaj.
Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi në ambjentet e spitalit të traumës 3 punonjëse të Policisë Bashkiake të cilat u lënduan gjatë konfrontimeve. Efektivet e lënduara janë Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana Kolgjinaj.
“Edhe pas protestës secili drejtues vajti te të tijtë. Një drejtues vajti te rrugeçët me armë, një drejtues tjetër vajti te ata që mbrojnë investimin publik. 3 zonjushave i urojmë shërim të shpejtë. Kemi një prej tyre që ka shembë të flavikulës dhe do mari një trajtim më të gjatë. Nuk ka pikë burrnie që njerëz të veshur me imunitet përdorin dhunë rrugaçërore dhe mbajnë armë si rrugecërit e botës së krimit. Dua ti siguroj qytetarët që bashkia është në krye të detyrës, Tirana nuk është Alepo. Këta që kanë prirje për të dhunuar e shkatërruar le të gjejnë sport tjetër”, tha më tej Veliaj.
Ndëkrohë ai shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund projektin, pavarësisht protestave të opozotës.
“Do bëjmë disa kallëzime penale. Policia gjyqësore është duke marrë disa denoncime. Nuk na intereson nëse dhunuesit janë deputetë. Kjo është traditë që nuk njeh burrninë, Trimëri është të respektosh ligjin, jo të dhunosh gratë. Dua ti garantoj qytetarët që në qershor atje do mbushet me fëmijë. Më vjeq keq për disa kryebashkiakë si ai i Kamzës që torturon punonjësit e tij, në vend që të punoj për ta bërë Kamzën si Tiranën”, tha Veliaj.