• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Babasi “dashnor” i mjedisit? Shembulli i tij gëlqeroret e Krujës!

by A R
28/03/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka reaguar pas protestës së opozitës kundër parkut të liqenit, protestë gjatë së cilës u ndalua ish-deputeti i PD Ndriçim Babasi. Veliaj tha se nuk ëhstë e moralshme të protestojë për mjedisin një person i cili sipas tij ka dëmtuar malin e Skënderbeut në Krujë me biznesin e guroreve dhe gëlqeres. Po ashtu, sipas Veliajt, nuk është e moralshme të protestojë kreu i opozitës Basha, i cili sipas Veliajt fëmijët e tij i ka lënë të jetojnë në Holandë.

“Më vjen keq për ata politikanë që fëmijët e tyre jetojnë në Hollandë, dhe vijnë sulmojnë komisariatet. Ai vendosi që fëmijët e tij të rriten në Hollandë, dhe proteston që fëmijët mos të kenë një park lojrash. Zoti Babasi që është në komisariat, është një njeri që i cënohen interesat. Parkingu te stadiumi Dinamo ishte zaptuar prej tij. Atje përdoret nga qytetarët tani, dhe nuk shiten më makina. Shkoni në Krujë dhe shikoni si është rrjepur mali, dhe ky Çimi bën si dashnor i mjedisit”, tha Veliaj.

Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi në ambjentet e spitalit të traumës 3 punonjëse të Policisë Bashkiake të cilat u lënduan gjatë konfrontimeve. Efektivet e lënduara janë Ludina Sinani, Sonila Azemi, Doriana Kolgjinaj.

“Edhe pas protestës secili drejtues vajti te të tijtë. Një drejtues vajti te rrugeçët me armë, një drejtues tjetër vajti te ata që mbrojnë investimin publik. 3 zonjushave i urojmë shërim të shpejtë. Kemi një prej tyre që ka shembë të flavikulës dhe do mari një trajtim më të gjatë. Nuk ka pikë burrnie që njerëz të veshur me  imunitet përdorin dhunë rrugaçërore dhe mbajnë armë si rrugecërit e botës së krimit. Dua ti siguroj qytetarët që bashkia është në krye të detyrës, Tirana nuk është Alepo. Këta që kanë prirje për të dhunuar e shkatërruar le të gjejnë sport tjetër”, tha më tej Veliaj.

Ndëkrohë ai shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund projektin, pavarësisht protestave të opozotës.

“Do bëjmë disa kallëzime penale. Policia gjyqësore është duke marrë disa denoncime. Nuk na intereson nëse dhunuesit janë deputetë. Kjo është traditë që nuk njeh burrninë, Trimëri është të respektosh ligjin, jo të dhunosh gratë. Dua ti garantoj qytetarët që në qershor atje do mbushet me fëmijë. Më vjeq keq për disa kryebashkiakë si ai i Kamzës që torturon punonjësit e tij, në vend që të punoj për ta bërë Kamzën si Tiranën”, tha Veliaj.

Next Post

PD kontradiktore: Mediat, organe të partisë në pushtet. Strazimiri nuk kishte armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In