Rreth një orë pasi palombarët gjetën në ujërat e lumit Buna trupin e pajetë të djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, i ati i tij Erdgys Arrazi, i akuzuar se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes përmes dhunës psikologjike.
Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”, për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj bashkëshortes Alma Arrazi, e cila në kushte të rënduara psikologjike u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Pak pas komunikimit të masës së sigurisë për të, palombarët kanë arritur të gjejnë edhe trupin e pajetë të 39-vjeçares në rrjedhën e lumit Buna.
/a.r