Është përcjellë për në banesën e fundit, mes lotëve të familjarëve, të afërmve por jo vetëm, vogëlushi 10-vjeçar Kristi Maze, nga fshati Bucimas i Pogradecit i cili nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur. Në fshatin Alarup, atje ku edhe lindi, Kristi ka bërë rrugëtimin e fundit sot.
Vogëlushi ndërrroi jetë në spitalin e Bergamos pak ditë më parë. Kristi u fut në sallën e operacionit në duart e mjekëve italianë, në një ndërhyrje shumë të vështirë, që zgjati rreth 12 orë. Vogëlushi nuk ka mundur dot të fitojë betejën me operacionin, pasi mësohet se trupi i tij nuk ka mundur ta përballojë dot.
10-vjeçari i sëmurë me trombozë në mëlçi, Kristi Maze u nis privatisht drejt Italisë për kurim, pas sigurimit të shumës së garancisë falë kontributit të qindra qytetarëve, pas një fushate të gjatë bërë nga “News 24”.
Prindërit e tij gjithashtu u mirëpritën në Itali nga një shqiptare, Valentina Agalliu, e cila garantoi t’i ofronte atyre strehim.
Pasi familja Maze arriti të mbledhë paratë për transplantin, falë një solidariteti mbarëqytetar, qeveria doli me një vendim për mbulimin e shpenzimeve. Vendimi erdhi, pasi familja Maze i kishte mbledhur parate dhe financimet nga qytetarët në shumën e 165 mijë euro.
Sipas vendimit të qeverisë qe u publikua ne fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali. Panorama