Në mars të vitit 2015 ishin publikuar disa fotografi tronditëse, të cilat i kishte dërguar dëgjuesi i emisionit “The Mystic Menagerie”, që transmetohet në Britani. Temat e rëndomta të këtij emisioni zakonisht janë ngjarjet paranormale, ngjarjet e çuditshme popullore dhe incidentet e pashpjegueshme
Njeriu i cili i kishte dërguar këto foto kishte vendosur të mbetej anonim, pasi që kishte frikë se do ta përqeshnin në lidhje me zbulimin e tij. Sikur që mund të shihni, pamjet tregojnë një skelet të pakompletuar njeriu në miniaturë, që përbëhet nga kafka, kurrizi dhe disa brinjë.
Derisa ishte gjallë, kjo krijesë pa problem do të mund të qëndronte në shuplakën e dorës tuaj. Dërguesi anonim i këtyre fotografive kishte thënë se punonte në një qendër për shpëtimin e zogjve, në Britani, ku puna e tij konsistonte ruajtjen e çerdheve të zogjve, që të mos vidheshin vezët e specieve të rrezikuara. Ai thotë ta ketë gjetur këtë skelet në një çerdhe të një skifteri. Ec e kuptoje! Express