Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, nënkryetari Plarent Ndreca kërkoi miratimin e Planit Hetimor sipas propozimeve të ekspertëve, pastaj të vijohet me kërkesat për informacion.
Ndreca i kërkoi Albana Vokshit të sillet si kryetare e komisionit, si dhe i kujtoi që nuk është në mbledhje partie.
“Mezi durove një orë për t’u hequr si e paanshme. E vërteta është që ju jeni iniciatorët e komisionit hetimor, por nuk mund të vijoni të vetëm, duhet të respektoni vendimin e parlamentit. Kërkesat për informacion janë në funksion të planit. Kërkesat paraprake s’kanë më sens. Jemi në pikën kur miratohet Plani Hetimor pastaj vijohet me provat. Mos ndërhy se është thyerje etike. Mos iu mbivendos fjalës time. A mund të silleni si kryetare e këtij komisioni, nuk jemi në mbledhje partie. Miratohet Plani i Hetimit sipas propozimit të ekspertëve”, deklaroi Ndreca.
/a.r