Kryeministri belg, Charles Michel, ka përsëritur qëllimin e tij për t’i kërkuar lejen nga Parlamenti për zgjerimin e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, gjë që deri tani e ka bërë në Irak në kuadër të koalicionit nderkombëtar të udhëhequr prej ShBA’ve.
“Do të debatojmë në Qeveri dhe në Parlament për të vendosur për mundësinë e zgjerimit të mandatit në luftë kundër terroristëve”, ka thanë Michel në një konferencë shtypi.
Michel i ka dhanë këto deklarata në shoqëri të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka udhëtuar në Bruksel për të shprehur solidaritetin e Shteteve të Bashkuara mbas atentateve të së Martës, si dhe për të ofruar ndihmën e Amerikës në investigime të mëtejshme.