• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Fieri te Rakip Suli: Si Basha po imiton Ramën

by Aalison Pearse Stevens
26/03/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela/

Një kthesë e papritur në qëndrimin e opozitës për Reformën në Drejtësi ka minuar fushën e procesit politik nëpër të cilën është ecur, në siklet e në rrena, që prej shtatorit. Ka penguar gjithashtu njëfarë reflektimi serioz mbi vizitën e Bashës në Amerikë. Pas lajmit që shpallte (më në fund!) konsensus për Byronë e Hetimit, e cila do të vendosej larg duarve dhe ndikimit të Ministrisë së Brendshme, mbërriti me po atë shpejtësi dhe befasi kundërlajmi. Në këto kushte, ja ku jemi në stinën e një ngërçi të dytë, i cili rrëzoi dy lajme të mira në favor të opozitës së Bashës: Vizitën në Amerikë dhe konsensusin politik.

Do të qe e natyrës së kotësisë përpjekja për të zbuluar psetë e busullës së çakorduar, por pasojat fillojnë me mbledhjen e supeve, habinë dhe përfundojnë më së paku me keqardhjen. Të tjera do të vijnë. Dashamirët e Bashës, shefit të PD, ata që shohin te ai gjasat dhe trajtat e një opozite të re, joradikale, reaktive dhe reflektive, por jo atomike, prodhuese të një alternative, besoj janë më të keqardhurit dhe të hutuarit.

Po çfarë ka humbur opozita dhe personalisht z. Basha në këtë kthesë të fortë? Më e para është ajo që mund të quhet ‘vizita e anuluar në Amerikë’. Një tur serioz, takimesh dhe kontaktesh dinjitoze, të paprecedenta për një shef opozite në fillim të vitit të tretë si i tillë, u la në hije nga një lëvizje kontrapedal që nxirrte në pozicion jashtë loje veten, por gjithmonë më shumë se kaq. Mesazhet që ka marrë në Amerikë, por edhe ato që vetë Basha dha në deklaratat prej atje stonojnë me aksionin politik të pas kthimit.

E dyta e humbur në shqipen konfuze të politikës së brendshme është mundësia e konsensusit, një pakti me mazhorancën, jo sa për të larë gojën, por për një reformë që është sak e rëndësishme për vendin. Edhe sikur të mos kish me vete një buldozer mbështetjeje që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së pari, dhe nga kushtëzimi i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit, së dyti.

Kësisoj, z. Basha ka humbur në një dorë të vetme, si në një trill pokeri Texas hold ‘em, dy gjëra të herës së parë për nga precedenca: Vizitën në Amerikë dhe konsensusin politik të brendshëm. Një gjë fort e rrallë në Shqipëri.

Së treti, ai ka humbur edhe mundësinë për të gabuar. Axhendat radikale janë rrugë politike ku të pret rreziku i gabimit në çdo hap. Po, ato mund të përfundojnë me fitore të mëdha, por po aq të mëdha kanë edhe humbjet. Shqipëria e ka një përvojë të tillë mbi shpinë, dhe ajo është krusma e ‘97-ës. Kushdo flet sot për ‘revolucion demokratik’ është duke përsëritur diskurin e Komiteteve të Shpëtimit Publik, ish-komunistëve, ish-ushtarakëve dhe Rexhep Qosjes. Dhe, ata që flasin këtë gjuhë përvëlimi marksist janë, ironikisht, të njëjtët kundër të cilëve u sendërtua ai ‘revolucion demokratik’. I padrejtë, i dhunshëm, ahistorik. Viktimat qenë ndër shqiptarët, ama.

Futja, ‘mish derri’, e Rakip Sulit dhe mandatit të tij në debatin e Reformës në Drejtësi është në çdo rast një artific. Një casus belli natyra belicioze e të cilit lexohet thjesht, si të ishte manuali i përdorimit mbi një kondom.

Është pra prezervativi i një balance të brendshme me sa duket, por aspak politike. Në kuptimin që politika dhe politikat duhet të prodhojnë zgjidhje. Mund të jetë diçka personale, por, nothing personal, është e gabuar.

Ajo që prodhoi opozita e re e z. Basha, është riprodhim i opozitës së vjetër të z. Rama. Parabola ‘për mandatin e Rakip Sulit fundosim Reformën në Drejtësi’ është identike me përmallimin, qesharak dhe cinik njëherësh, e Edi Ramës kryeopozitar ‘nuk e lëshojmë Fierin, as për Brukselin’.

Për ata që nuk e mbajnë mend, bëhet fjalë për një mish-mash në Fier dhe pretendimet e dy kryetarëve, njëri i PS e tjetri i PD, për postin e kreut të Këshillit të Qarkut. Një truku të PD-së në politikën lokale, PS i gjeti një hakmarrje ndërkombëtare duke penguar konsensusin parlamentar për tri ligje që do i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Ka kaq shumë gjëra nga të cilat na duhet të çlirohemi: Për në Bruksel na pengon Fieri, për në Washington Suli, e kështu me radhë…/Mapo/

Ndajeni këtë me të tjerët:

Next Post

Braçe: Basha nuk është idiot, thjesht nuk di kuptimin e fjalëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In