jë debat ka ndodhur mes dy analistëve në emisionin “Real Story” në ABC News. Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se Partia e Lirisë është derivat i krizës që ka kapluar PD dhe Ilir Meta e konsideron veten pjesë të dështimeve dhe sukseseve të kësaj partie.
Ndërsa, analisti Artur Zheji ka thënë se vetëm Partia Socialiste ka pasur fat me drejtuesit që nga Fatos Nano dhe deri te Edi Rama.
Pjesë nga debati:
Zheji: “Në atë parti të cilën në një periudhë të jetës sime unë kam bashkëpunuar dhe e njoh mirë, funksionon numri 1 dhe të tjerët ngelin të papërfillshëm. I vetmi person që ka pasur një influencë të rëndësishme ka qenë Monika Kryemadhi, e cila arriti kulmin kur u bë kryetare e partisë. Për mendimin tim, u bë kryetare në mënyrë meritrokratike për arsye se ishte më e afta e gjithë atyre që ishin rival të saj. Ndodh drama që gruaja është më e aftë për të drejtuar një parti. Në këtë pikë unë them që ishte fati i Ilir Metës që kishte një grua të tillë. Thënë kjo se duke qenë se Ilir Meta ka vendosur të bëjë një spastrim të përgjithshëm, dorën e tij nuk e ndalon dot asnjëri. Brahimllari është treguar inteligjent se ka parandjerë stuhinë e spastrimeve dhe kjo o e fundos këtë strukturë, e rilind.
Minxhozi: “Ka rënë pre e një stuhie perfekte elektorale, ka rënë pre dhe e një situate shumë komplekse që është krijuar në gjirin e PD dhe që unë mendoj që gjendja PL është fillimisht derivat i kësaj krize të thellë që ka kapluar vetë PD dhe që është me induksion indirekt dhe tek si motrat më të vogla le të themi.
Këtu mbivendoset dhe gjendja specifike e Ilir Metës, pasi ai la zyrën e Presidentit. Unë mendoj që Ilir Meta është njeri tjetër pas 2016 kur dhe u kalua Reforma në Drejtësi. Më vonë dimë që zbriti në fushatë, sapo u zgjodh president dhe ashtu i djerësitur i mori votat dhe ai e përjeton suksesin dhe dështimin e kësaj partia me qënien e tij në këtë parti. Nuk ka asnjë moment që Ilir Meta ka qenë apo jo në atë parti dhe nuk ka qene numri 1 i asaj partie, nuk ka qenë ai që vendoste gjithçka.
Zheji: Vetëm PS ka pasur këtë fat, që ka pasur Fatos Nanon, Edi Ramën më vonë, figura shumë interesante, Rexhep Mejdanin. Ky është një sistem që kur ikën lideri, partia pëson një rënie radikale.
Minxhozi: Po të iki Edi Rama, PS nuk i ndodhë asgjë. Po ta them, asgjë, fare nuk ndodh.
Zheji: Vërtetojmë tezën që roli i individit është shumë i rëndësishëm në subjektet politike shqiptare./m.j