• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tërmeti’ te Meta/ Minxhozi: PL, derivat i krizës që ka kapluar PD. Zheji: Vetëm PS ka pasur fat me drejtuesit, nga Nano te Rama

by Java News
16/04/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

jë debat ka ndodhur mes dy analistëve në emisionin “Real Story” në ABC News. Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se Partia e Lirisë është derivat i krizës që ka kapluar PD dhe Ilir Meta e konsideron veten pjesë të dështimeve dhe sukseseve të kësaj partie.

Ndërsa, analisti Artur Zheji ka thënë se vetëm Partia Socialiste ka pasur fat me drejtuesit që nga Fatos Nano dhe deri te Edi Rama.

Pjesë nga debati:

Zheji: “Në atë parti të cilën në një periudhë të jetës sime unë kam bashkëpunuar dhe e njoh mirë, funksionon numri 1 dhe të tjerët ngelin të papërfillshëm. I vetmi person që ka pasur një influencë të rëndësishme ka qenë Monika Kryemadhi, e cila arriti kulmin kur u bë kryetare e partisë. Për mendimin tim, u bë kryetare në mënyrë meritrokratike për arsye se ishte më e afta e gjithë atyre që ishin rival të saj. Ndodh drama që gruaja është më e aftë për të drejtuar një parti. Në këtë pikë unë them që ishte fati i Ilir Metës që kishte një grua të tillë. Thënë kjo se duke qenë se Ilir Meta ka vendosur të bëjë një spastrim të përgjithshëm, dorën e tij nuk e ndalon dot asnjëri. Brahimllari është treguar inteligjent se ka parandjerë stuhinë e spastrimeve dhe kjo o e fundos këtë strukturë, e rilind.

Minxhozi: “Ka rënë pre e një stuhie perfekte elektorale, ka rënë pre dhe e një situate shumë komplekse që është krijuar në gjirin e PD dhe që unë mendoj që gjendja PL është fillimisht derivat i kësaj krize të thellë që ka kapluar vetë PD dhe që është me induksion indirekt dhe tek si motrat më të vogla le të themi.

Këtu mbivendoset dhe gjendja specifike e Ilir Metës, pasi ai la zyrën e Presidentit. Unë mendoj që Ilir Meta është njeri tjetër pas 2016 kur dhe u kalua Reforma në Drejtësi. Më vonë dimë që zbriti në fushatë, sapo u zgjodh president dhe ashtu i djerësitur i mori votat dhe ai e përjeton suksesin dhe dështimin e kësaj partia me qënien e tij në këtë parti. Nuk ka asnjë moment që Ilir Meta ka qenë apo jo në atë parti dhe nuk ka qene numri 1 i asaj partie, nuk ka qenë ai që vendoste gjithçka.

Zheji: Vetëm PS ka pasur këtë fat, që ka pasur Fatos Nanon, Edi Ramën më vonë, figura shumë interesante, Rexhep Mejdanin. Ky është një sistem që kur ikën lideri, partia pëson një rënie radikale.

Minxhozi: Po të iki Edi Rama, PS nuk i ndodhë asgjë. Po ta them, asgjë, fare nuk ndodh.

Zheji: Vërtetojmë tezën që roli i individit është shumë i rëndësishëm në subjektet politike shqiptare./m.j

Next Post
“Keni shejtanin brenda”/ Manjani i kërkon dorëheqjen Kryemadhit: Ndjesa nuk mjafton!

Djegia e mandateve/ Braimllari: Meta ka qenë i informuar për Kryemadhin, e dinte skenarin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In