Rreth 200 banorë të fshatit Zagorçan në Pogradec kanë protestuar sot për të kundërshtuar një konçesion të qeverisë, i cili i jep një personi nga Tepelena 200 hektarë tokë në zonën e quajtur Luadhi i Çelos.
Sipas banorëve, “zotëria, me vendim qeverie, ka zaptuar tokat e fshatit që banorët i punonin dhe i mbillnin vetë”.
Ata bllokuan për gati 30 minuta rrugën nacionale Pogradec-Korçë në të dyja senset, duke mos lejuar kalimin e mjeteve.
Sipas banoreve ky është një paralajmërim për qeverinë për anulimin e koncesionit ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen. Banorët thanë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin masa vetë për të mos lejuar koncesionarin të kryeje punime.
BW