Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka gjetur një tjetër ide për të sjellë mesazhet e tij në Kuvend.
Me dy bidona me qumësht në duar, ai ka shkuar në Kuvend, ndërsa ka bërë me dije se këtë produkt do ta derdhë në shkallët e këtij institucioni.
Ky veprim vjen si shenjë proteste në mbështetje të fermerëve, të cilët sipas Sulës nuk gjejnë dot treg në vendin tonë.
/a.r