Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Blutë e Lezhës bëjnë me dije se disa nga nga të arrestuarit shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të qytetit.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër në Njoftimi Policisë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” . Policia ka identifikuar 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.
“Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë”, njofton policia.
Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.
U arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/a.r