Këto fotografi të jashtëzakonshme janë të parat nga shtëopitë e qeta ku tre kamikazët xhihadistë thurën planet për të hedhur veten në erë në aeroportin dhe metronë e Brukselit.
Apartamenti i çmontuar nga policia në zonën Schaerbeek përdorej nga vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe nga mjeshtëri i prodhimit të bombave Najim Laachraoui, të cilët vranë 31 njerëz pasi hodhën në erë valixhet e tyre me bomba si dhe veshjet vetëvrasëse gjatë sulmeve vdekjeprurëse të martën në mëngjes.
Pamjet, që janë bërë pas akteve mizore kur policia ndërmori disa mësymje anti-terror në zonën e Schaerbeek, tregojnë se si oficerët hapën një vrimë në derë përpara se të hynin dhe të kontrollonin brenda.
Agjentët thanë se gjetën një bombë të paplasur, një flamur të ISIS dhe disa prodhime kimike që ishin përdorur për të prodhuar eksplozivë të tjerë kur ata hynë në banesë disa orë pas masakrës.