Argita Malltezi është pyetur në Ditar nga gazetarja Denisa Pasholli nëse do të mund ta konsideronte afrimin e Lulzim Bashës në PD si një gabim të saj, pasi për shumë njerëz, ky i fundit njihej si një i njohur i saj.
Malltezi mohoi ta pranonte këtë gjë, duke treguar se Basha erdhi në Tiranë me ambicie politike, ndërkohë që në atë kohë kishte ftesë nga një parti tjetër opozitare që të bëhej pjesë.
“Jo nuk ishte. Këtë nuk mund ta marrë përsipër. Ai erdhi në Tiranë me vendim e tij për tu angazhuar në politikë dhe kishte një ftesë nga një parti tjetër opozitare. Kërkoi të takohej me strukturat e PD dhe më pas u takua dhe me Berishën. Sigurisht ka qenë një njeri i mbështetur sa i përket atyre angazhimeve që i janë ngarkuar nga qeveria, por unë nuk ndërhyja në gjëra të tilla”, u shpreh Malltezi.
/a.r
Oh moj Gitë,
Hiç mos u mërzitë,
Cilin nga të tutë fëmijë,
Kanë BABA,
Lulëzinë ?
Vetëm kaq.
Të tjerat nuk kanë nevojë për përkthim.