Rock band-i britanik “The Rolling Stones” premtuan të enjten, dy ditë para koncertit të tyre, se do kenë një shfaqje historike në Kubë, në videon në të cilën lideri i grupit Mick Jagger i është adresuar adhuruesve në spanjisht, referon BETA.
“Përshëndetje Kuba!”, thërrisnin anëtarët e band në fillim të clip-it promovues në videon një minutëshe, të transmetuar në mediat kubane.
“Ne kemi pasur shfaqje në vende të ndryshme, por ky do të jetë një koncert historik. Ju falënderojmë që po na prisni. Kjo është një vend i bukur,” u ka thënë tifozëve Jagger në spanjisht në një regjistrim në të cilën tregohet se si ai ecën në qytetin e vjetër të Havanës.
Grupi legjendar njoftoi kohët e fundit se do të mbaj një koncert falas në Havanë më 25 mars, e cila do të përbëjë koncertin më të madh në Kubë që nga revolucioni në vitin 1959.
Shfaqja do të jepet në sallën “Sijudad Deportiva”, tri ditë pas vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Havanë.
Autoritetet kubane më parë i ndiqnin penalisht të rinjtë, të cilët kanë dëgjuar muzikë rock, pasi konsiderohej nga komunistët si afrim i mjeteve kapitaliste. Me një dokument të heqjes dorë ndaj këtyre masave, autoritetet në Havanë filluan të lejojnë tubime të mëdha jozyrtare.