• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, 1500 punonjës të OSHEE-së në terren për avaritë

by A R
24/03/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OSHEE po ndjek me vëmendje situatën në terren duke angazhuar rreth 1500 punonjës që po punojnë për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Sipas njoftimit për mediat, OSHEE sqaron se për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, kompania ka ngritur shtabin e gatishmërisë, duke monitoruar situatën në 24 orë.

Gjatë natës, grupet e brigadave të OSHEE punuan për të riparuar defektet, duke sjellë uljen fidrave pa energji, dhe rritjen e garancisë të furnizimit me energji elektrike. Si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, me stuhi ere dhe reshje shiu, në disa zona të vendit janë shfaqur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Fiderat që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçante dhe nga ana jonë janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.

Si pasojë e motit të keq, Linja 30-62 Kuç-Himarë është jashtë pune me tokë, duke lënë pa energji N/St Himarë. Gjithashtu, problem kanë linja 30-44 Babicë-Smokthinë, N/St Smokthinë dhe N/St Kuç.

Konkretisht, zonat me probleme të furnizimit me energji elektrike, janë: Rajoni Tiranë: Selitë, Valias (pjesërisht), Shupal (pjesërisht), Ibë (pjesërisht), Babru, zona pranë Shkollës “Emin Duraku”; Rajoni Durrës: Radiostacioni, Metallaj/Karpen, Borizan;  Rajoni Shkoder: Rrethina Shkodër (pjesërisht), Bërdicë/Shkodër dhe pjeserisht zona e Arrës Miliska/Pukë;  Rajoni Burrel: Sllovë/Peshkopi; Rajoni Berat: zona Terpan (pjesërisht), Krore/Çorovodë, Tomoricë (pjesërisht) dhe Potom (pjesërisht); Rajoni Elbasan: Cerunjë/Gramsh, Tregan dhe Hotolisht; Rajoni Korçë: Voskop/Korçë (pjesërisht); Rajoni Gjirokastër: Finiq/Sarandë; Rajoni Fier: Levan, pjesërisht Lagja “1 Maji” në Fier, Kallm/Fier; dhe Rajoni Vlorë: Zona e Ujit të Ftohtë, Lepenicë, Fushë – Brataj, Fitore, Rradhimë, Jonufër dhe Himarë.

Next Post

Sot ditëlindja e Ilir Metës, ja si e uron LSI-ja për 47-vjetor kryetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

Skandali Epstein prek rezidencën mbretërore në Skoci, policia heton vizitat e Epstein dhe Maxwell në Balmoral

October 30, 2026
Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

October 30, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In