Johan Cruyff nuk mbahet mend vetëm për lojën e golat, por edhe për thëniet e mëdha. Një nga interpretuesit më të zgjuar të lojës, i tërhiqte të gjithë edhe me shprehjet proverbiale.
Ja disa prej tyre:
Nëse topin e kemi ne, kundërshtari nuk bën gol.
Nëse e sheh një lojtar duke sprintuar, ai është nisur vonë.
Është më mirë të humbësh sipas vizionit tënd se sa sipas vizionit të dikujt tjetër.
Shpejtësia ngatërrohet shpesh me mendimin. Nëse nis të vrapoj më herët, duket sikur jam më i shpejtë.
Çdo disavantazh ka avantazhin e vet.
Njerëzit me aftësi të kufizuara që merren me sport nuk mendojnë për atë që nuk kanë, por përpiqen të përmirësohen me atë që kanë. Kjo vlen edhe për mua.
Futbolli është lojë gabimesh. Kush bën më pak gabime, fiton.
Duhet të gjuash, ndryshe nuk bën gol.
Italianët nuk na mundin dot, por sigurisht që ne mund të humbasim me ta.
Futbolli është i thjeshtë, por është e vështirë të luash thjesht.
Pa pasur topin, nuk mund të fitosh.
Unë nuk jam besimtar. Në Spanjë, 22 lojtarë bëjnë kryqin para se të hyjnë në fushë. Po të funksiononte, të gjitha ndeshjet duhet të përfundonin në barazim.
Para se të bëj një gabim, nuk e bëj atë gabim.
Një trofe është mirë, por dy janë më mirë. Në këtë mënyrë, kur heronjtë e luftës vënë medaljet mbi gjoks, qëndrojnë drejt kur ecin.
Për të fituar, duhet të shënosh një gol më tepër se kundërshtari.
Futbollistët nga rruga janë më të rëndësishëm se trajnerët e shkolluar.
Koinçidenca është logjike.
Përgatiti Dritan Ikonomi