Pushimet më të mira bëhen në Shqipëri! Të paktën sipas britanikes ‘The Telegraph’, e cila thekson se vendi ynë ka filluar të tërheqë vizitorë të huaj falë peizazheve magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë intriguese. Nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës dhe riviera shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe deri tek Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në UNESCO, vendi ynë ka shumë për të ofruar.
Në Tiranë udhëtarët mund të kthehen pas në kohë falë muzeve të ndryshme të kryeqytetit shqiptar. Rekomandon liqenin e Ohrit, i cili vlerësohet për biodiversitetin e tij mbresëlënës. Udhëtarët mund të shijojnë një shëtitje me varkë në Drilon ose të shkojnë në manastirin bizantin të Shën Naumit. Veçon qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, të mbrojtura nga UNESCO.
Për të apasionuarit pas malit, alpet shqiptare janë zgjidhja perfekte. Shtigjet më të njohura kalojnë nëpër qafën e Valbonës për në fshatin Theth, i cilësuar si fshati më i bukur në Shqipëri. Ata që tërhiqen nga aktivitetet ujore kanioni i Osumit dhe lumi Vjosë, i cili është i fundit vërtet i egër i Evropës.
Në fund të artikullit vë në dukje një sërë gjiresh që të lënë pa frymë midis Vlorës dhe Ksamilit. Të konsideruara shpesh si disa nga pikat më të mira të notit në vend, plazhet në Dhërmi dhe Gjipe janë ndalesat perfekte në Jon.
Për udhëtarët e huaj që shkojnë në zonën e Sarandës, rekomandohet të vizitohet syri i kaltër, një pikë simbol i turizmit shqiptar.
Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i njohur në mesin e britanikëve falë edhe interesit të mediave atje. Shqipëria është e përgatitur si për pushime në qytet në fundjavë, ashtu edhe për aventura më të gjata pasi ka fluturime direkte drejt kryeqytetit, nga Londra, Mançesteri, Birminghami, Bristol dhe Edinburgu falë linjave të ndryshme ajrore.
/a.r