Kryetari i zgjedhur dhe i dënuar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri reagoi ashpër në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në bashki, ku mbledhja e këshillit në qytetin bregdetar zgjodhi si kryetare të komanduar Blerina Balën, në një proces që u shoqërua me tensione në nisje të tij.
Beleri i cilëson të gjitha zhvillimet si në shkelje të Kushtetutës, teksa nuk kursen kritikat as ndaj prefektit Tavo, i cili sipas tij filloi fushatën elektorale duke premtuar tituj pronësie.
Në fokusin e reagimit të Belerit nga burgu ishte dhe kryetarja e komanduar Balaj, për të cilën ai thotë se nuk është as anëtare e këshillit, por është emëruar nga Jorgo Goro. Për Belerin, zgjidhja e vetme është betimi i tij.
Reagimi i Fredi Belerit
Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.
Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli.
Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.
Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj./m.j
O burgaxhiu musulman nga Progonati qirjo Fred(is) Beleri(is), nëmëroji mirë ditët e burgut se do ti bësh kokërr më kokërr.
Ndihmë mos prit nga Greqia, se ky mut’habeti yt, i ka kushtuar dhe do ti kushtojë asajë, më shumë se sa kolpua ekonomike që hëngri, duke u diskredituar politikisht shumë keq, duke u tallur bota me të, aq sa Mitsotakis, është bërë pishman që të ka mbështetur.
Tani vijnë ditët më të këqia për ty, pasi do të të braktisin të gjithë.
Kujdes bythën aty ku je. Ruaje mirë burrërinë se mos na del grua nga burgu.