Unaza e fejesës është simboli i besnikërisë dhe lidhjes së një çifti më vonë në martesë. Sipas Marie Claire kjo traditë ka ekzistuar që në vitet 1800, ku amerikanët i dhuronin grave të tyre një unazë metalike, që simbolizonte marrëdhënien e tyre.
Më pas në shekullin e 13-të në Romë, kur çiftet lidheshin në fejesë i dhuronin njër-tjetrit unaza, argjendi që më pas u zëvendësuan me floririn e famshëm. Zakoni për të mbajtur unaza vjen që nga koha e grekëve dhe romakëve të lashtë, të cilët i vendosin në gishtin e parafundit afër zemrës.
Diamanti është një dukuri e mëvonshme në unazat e fejesës. Për herë të parë një unazë diamanti ja dhuroi të fejuarës së tij, Archduke Maximillian dhe unaza e saj shkëlqente dhe i verboi të gjithë.
Në vitin 1940 një shkrimtar i asaj kohe, N.W. Ayer krijoi sloganin “Një diamant është përjetësi” dhe kështu unazat me diamant u kthyen në trend./revistawho