Zyrtarë amerikanë kundër terrorizmit janë të frustruar dhe zemëruar me pamundësinë e Belgjikës për të luftuar qelizat terroriste të ISIS’it që me sukses realizuan sulme vdekjeprurëse në kryeqytetin e Europës.
Nga shpërthimet në Bruksel mbetën të paktën 30 të vdekur dhe mbi 230 të lënduar, pavarësisht vërejtjeve të Washingtonit, për mundësinë e sulmeve. Një zyrtar i lartë i inteligjencës së SHBA, i ka krahasuar forcat e sigurisë së Belgjikës me ‘fëmijët’, transmeton The Daily Beast.
Edhe para arrestimit të Salah Abdeslam javën e kaluar në Bruksel, terroristi i dyshuar se qëndronte pas sulmeve të Parisit, dyshohej se po planifikonte sulme në Belgjikë, thonë zmaerikanët.