Është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesë së tij, ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.. BW raporton se Bejtja ka dyshime se është vrarë në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.
Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.
Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami.
Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.