Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio live” me Alda Dodajn në Report Tv ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
“Më në fund do bëhet drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda. Vendimi i Gjykatës së Lartë edhe pritej pas atij të Strasburgut. Spak tani pritet të regjistrojë çështjen dhe të fillojë hetimin”.
Duke cituar dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut ai nënvizoi se përse duhet të nisë hetimi për Sali Berishën.
“Në rastin e Berishës kemi të bëjmë me personin që është vetëdeklaruar përgjegjës për shumë ngjarje. Që pas 21 janarit ka bërë disa përcaktime si ka ndodhur ngjarja. Ka fshehur serverat, ndaloi prokurorinë. Komandati i gardës atë ditë zgjodhi pushtetin dhe jo shtetin. Të jesh në gardë është nder i madh. Besoj kushdo ka qenë është dhe do jetë pjesë e gardës do e ketë në krenarinë e vetë faktin që do jetë pjesë e gardës”.
Për të nisje e hetimeve nga SPAK për 21 janarin rrit besimin te qytetarët.
“Lajmi në i rëndësishëm ka qenë ky. Nga pikëpamja e rëndësisë strategjike e funksionimit të shtetit. Vendimi i djeshëm është ngjarje shtetërore, drejtësie që më në fund mund të rrisë dhe më tej besimin e qytetarëve te drejtësia.”
SPAK tha deputeti i PS, duket të vërë pikat “mbi i” për atë që e quan krim shtetëror, ndërsa nënvizoi se afera Partizani për të cilën Berisha është nën hetim është çështje e vogël krahasuar me vrasjet në bulevard.
“Është zhvillim shtetëror i shëndetshëm dhe i rëndësishëm. Tashmë ështënë dorë të spak që këtë vendim ta justifikojë dhe të vërë pikat mbi i. Kur hetimet nisën për Partizanin ndaj Sali Berishës kam thënë që kjo është çështje e vogël, 21 janari është krejt tjetër. Vrasjet e 21 janarit janë vrasje në mes të Bulevardit. Kjo është një ngjarje komplet tjetër. Me sa duket po vjen radha për ngjarje më të rënda”./