• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhjaksa…”/ Murrizi shpërthen ndaj Rithemelimit për dakordësinë e arritur me PS: Tërheqje me turp e “revolucionarëve”

by Java News
13/03/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka shpërthyer ndaj Rithemelimit sa i takon dakordësisë së arritur me PS-në për ngritjen e 2 komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend.

I ftuar në “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, Murrizi e konsideroi këtë marrëveshje për rikthimin në normalitet të Kuvendit si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile.

“Është një dhjaksje e të dyja palëve, e panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë të paktën pluralizmi. Janë disa ligje nga amnistia, kodi zgjedhor për të cilët qeverisë i duhen votat. Edhe mazhoranca ka patur jo pak kamzhikë nga ndërkombëtarët për arrogancën dhe moslejimin e funksionimit normal. Opozita ka dalë e humbur . Unë e kam quajtur lëmoshë. Është tërheqje me turp nga mosbindja civile, nga revolucioni, nga ata militantë që i qëndrojnë me shpirt poshtë ballkonit për të mbështetur Berishën se është në burg”– u shpreh Murrizi.

Më tej ai shtoi se komisionet hetimore për të cilat janë dakordësuar mes PS dhe Rithemelimi, janë çështje që po hetohen nga SPAK dhe se e vetmja arsye pse po kërkohet ngritja e tyre është që Gazment Bardhi të fitojë besueshmëri politike.

“Komision hetimor për 2 çështje që janë në SPAK është një tollovi politike për të fituar kredinciale politike disa birbo që nuk kanë vota në terren meqë kemi hyrë në vitin elektoral, përfshi edhe Gazment Bardhin”– nënvizoi ish-ligjvënësi.

Nga ana tjetër, analisti Milaim Zeka nëpërmjet një lidhje ‘skype’ u shpreh se marrëveshja mes palëve erdhi si pasojë e një presioni nga ndërkombëtarët.

“Ata u tremben këtyre teorive konsiprative të këtyre analistëve që thonë jo ishin biseda jo pazare, nuk ishin pazare por një presion i ardhur nga SHBA dhe Brukseli dhe parlamenti i Shqipërië po i kthehet rrugës së mbarë. Këta nuk e kanë kurajon të thonë se iu nënshtruan një presioni pozitiv që është për të mirën e Shqipërisë”– tha Zeka./m.j

Next Post
VIDEO/ Me uniformë policie dhe me armë në dorë, publikohen pamjet e tentativës së grabitjes në Prush

Dhunimi i 30-vjeçarit me shkop bejsbolli: Zbardhen detajet nga sherri në Korçë, shkak një borxh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com