Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri inspektuan mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se kreu i qeverisë ishte edhe tek pjesa e pasme e stadiumit, ku ndodhet tregu i rrobave i Zdrales.
Pikërisht ky vend, tregu i rrobave të Zdrales, sipas një projekti, pritet që të shembet.
Kryeministri Edi Rama, siç ka paralajmëruar do të mbajë mbledhje të qeverisë në Shkodër, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarë të bashkive, mes tyre 4 të opozitës.
/f.s