Tashmë ekziston frika se inteligjenca artificiale (AI) do të na marrë punët , apo edhe për t’i dhënë fund njerëzimit të gjithë së bashku.
Video prej shtatë sekondash është marrë në DeepFest në Riad – një ngjarje e cilësuar si ‘vend takimi kryesor për ekosistemin global të inteligjencës artificiale’.
Mohammad, i zhvilluar nga AI Saudite dhe firma robotike QSS, përshkruhet si ‘mrekullia më e fundit në robotikë’. I veshur me një veshje tradicionale, duke përfshirë një keffiyeh të kuqe, Mohammad u prezantua para turmës në arabisht.
QSS konfirmoi për Metro.co.uk se Mohammad është ‘plotësisht autonom’ dhe po vepronte ‘në mënyrë të pavarur pa kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor’.
Disa argumentuan se ndoshta roboti po përpiqej të inkurajonte zonjën Kassem të bënte një hap përpara, në vend të ndonjë gjëje më të keqe.
Mohammad është projektuar pjesërisht për të kryer detyra në kushte të rrezikshme, duke përmirësuar sigurinë dhe duke reduktuar rrezikun për njerëzit.
/f.s