Ditën e sotme shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Në kuadër të shënimit 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është bërë inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.
Ndër të tjera, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim rasti.
Ajo gjithashtu ka publikuar një video në Facebook, ku ushtarët e Kosovës këndojnë këngën “Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit Adem Jashari.
/f.s